![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/26/200x200_1369381189_171481608974885.jpg)
Lexoni edhe:
Jeni ju? Këto janë 4 shenjat më të forta të horoskopit!
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.
Siç mëson media nga burime të sigurta, në këtë mbeldhje të LDK’së do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë që drejton ish-kryeministri Mustafa.
Jeni ju? Këto janë 4 shenjat më të forta të horoskopit!Lexoni edhe:
Lidhur me një zhvillim të tillë media ka kontaktuar nënkryetarin e kësaj partie, Haki Rugova, i cili ka pranuar se ka takime formale brenda partisë.
“Takime formale ka, tash s’e di. Grupe-grupe takohen. Por sot s’besoj se do te kete ndonje mbledhje të Kryesisë”, ka thënë Rugova për express.
Express ka provuar të kontaktojë edhe anëtarët e tjerë të kryesisë së LDK’së por asnjëri s’ka qenë i qasshëm.
Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.
Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.
(Kosova Sot Online)