I ofrojnë policit shërbime s*ksuale për 50 euro, Qendra a masazhit në Prizren kapet në flagrancë
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me nga një vit burgim dhe gjobë me para, dy të akuzuar të cilët kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Gjykata ka njoftuar se të dyshuarit kanë mundësuar ushtrimin e prostitucionit në një lokal masazhi në Prizren
Rasti është zbuluar kur një agjent ka shkuar me urdhëresë të Gjykatës në të njëjtin lokal. Ku ka paguar shumën prej 30 euro për masazh, ndërkaq në dhomën e masazhit, punëtorja i ka ofruar edhe shërbime seksuale në këmbim të 50 eurove.
“Prej datës së pavërtetuar e deri me datë 22.11.2019, rreth orës 21:55 min, në Prizren, në lokalin “R…. Massage”, të akuzuarit F.B., e A.G., rekrutojnë, organizojnë, mbajnë dhe kontrollojnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit dhe atë katër (4) të dëmtuara, në atë mënyrë që punësojnë vajza kryesisht të moshave të reja, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune dhe pa kurrfarë kualifikimi profesional, i angazhojnë kinse për qëllim të ofrimit të shërbimeve të masazhit, të cilave pas ofrimit të pagës dhe përqindjes në shërbim, u ofrojnë edhe banim pa pagesë sipas lokalit ku ushtrohet veprimtaria në fjalë, ku gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit me datë 22.11.2019 rreth orës 21:55 min, agjenti i stimuluar me urdhëresë të Gjykatës, shkon në qendrën “R….. Massage” ku fillimisht në recepcion paguan shumën prej 30 euro për masazhe, dhe më pas punëtorja, e cila pos masazhës në dhomë, i ofron agjentit Policor shërbim seksual në këmbim të të hollave prej 50 euro, të cilat të holla ky i fundit i paguan dhe më pas ndërhyn Policia duke e kapur në flagrancë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Të akuzuarit janë dënuar me nga një vit burgim dhe nga 500 euro gjobë.
Komunikata e plotë e Gjykatës:
Gjykata shpall aktgjykim dënues ndaj dy (2) të akuzuarve për veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion
Prizren, 29 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve F.B., dhe A.G., për shkak se:
– Se prej datës së pavërtetuar e deri me datë 22.11.2019, rreth orës 21:55 min, në Prizren, në lokalin “R…. Massage”, të akuzuarit F.B., e A.G., rekrutojnë, organizojnë, mbajnë dhe kontrollojnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit dhe atë katër (4) të dëmtuara, në atë mënyrë që punësojnë vajza kryesisht të moshave të reja, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune dhe pa kurrfarë kualifikimi profesional, i angazhojnë kinse për qëllim të ofrimit të shërbimeve të masazhit, të cilave pas ofrimit të pagës dhe përqindjes në shërbim, u ofrojnë edhe banim pa pagesë sipas lokalit ku ushtrohet veprimtaria në fjalë, ku gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit me datë 22.11.2019 rreth orës 21:55 min, agjenti i stimuluar me urdhëresë të Gjykatës, shkon në qendrën “R….. Massage” ku fillimisht në recepcion paguan shumën prej 30 euro për masazhe, dhe më pas punëtorja, e cila pos masazhës në dhomë, i ofron agjentit Policor shërbim seksual në këmbim të të hollave prej 50 euro, të cilat të holla ky i fundit i paguan dhe më pas ndërhyn Policia duke e kapur në flagrancë,
– kësodore kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 234 par. 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar:
– Të akuzuarit F.B., Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019
– Të akuzuarit A.G., Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019
Gjithashtu, krahas dënimit kryesor, të akuzuarve Gjykata i ‘u ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë:
– Konfiskimin e tri (3) monedhave letre 50 euro (3×50=150), pesë (5) monedha letra 10 euro (5×10=50), tri (3) monedha letre 5 euro (3×5=15),
– Telefon Samsung DUO J4
– Telefon Samsung A5
Të gjitha sendet e konfiskuara si mjete – sende me të cilat është kryer vepra penale.
Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
(Kosova Sot Online)