Lexoni edhe:
Shefi i AKI-së pranon të largohet nga detyra
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë me ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Në njoftimin e Hoxhajt, ai deklaron se nga ish-presidentja e konfederatës së Zvicrës mori edhe urim për kandidaturën e tij për kryeministër.
Shefi i AKI-së pranon të largohet nga detyra Lexoni edhe:
Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj, ka thënë se Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës.
Hoxhaj gjithashtu shkroi se kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën. Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshem të dy shtetet tona.”, ka shkruar Hoxhaj ndër të tjera.
Gjithashtu, tregoi se ka pranuar edhe urimet për kandidaturën e tij për kryeministër të Kosovës nga presidentja Calmy-Rey e cila shprehu edhe një herë admirimin dhe afërsinë shpirtërore me popullin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Me Ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës, zhvilluam një telefonatë të këndshme dhe përmbajtësore. Si një nga zërat e parë që i dolën në përkrahje pavarësisë tonë, presidentja Calmy-Rey mbetet një mike e përhershme e jona. Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën. Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshëm të dy shtetet tona.
(Kosova Sot Online)