Lexoni edhe:
“Djegie në fytyrë e trup”, mjeku tregon gjendjen e 12 personave që u lënduan afër lagjes “Marigona”
13 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”.
Media ka marrë detaje në QKUK për gjendjen e tyre shëndetësore, ku aktualisht po trajtohen.
Sipas mjekut, të lënduarit janë të grupmoshës së mesme dhe aktualisht nuk ka ndonjë fëmijë që po kërkon ndihmë mjekësore.
“Jemi duke i kontrollu, e shikojmë çdo rast me kolegë, kanë djegie, nëpër pjesë të trupit, nëpër fytyrë”, thanë nga QKUK-ja.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
Sipas tyre, në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
(Kosova Sot Online)