Punonjësi shëndetësor në Prishtinë vdes nga COVID-19
Punonjësi shëndetësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Fadil Bajrami ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, përmes një njoftimi në Facebook.
“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë, shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë punonjësve për vdekjen e kolegut tonë Fadil Bajrami!”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/QMUPrishtine/posts/4785204604883713
(Kosova Sot Online)