Gruaja nga Prizreni e bën për spital familjarin

  • G.g /
  • 30 December 2020 - 10:55
Gruaja nga Prizreni e bën për spital familjarin

Një burrë nga Prizreni ka lajmëruar Policinë, pasi është sulmuar fizikisht nga një grua.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare”, bën të ditur njoftimi.

Ndërkohë është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima ka  pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara dhe viktima kanë relacione familjare. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

(Kosova Sot Online)