ASK: Në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 24.6%

  • 30 December 2020 - 11:09
ASK: Në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 24.6%

Në tre mujorin e dytë punësimi ka shënuar rënie në 60 mijë e 31 persona krahasuar me tre mujorin e parë.

Mirëpo në raportin e publikuar sot për tre mujorin e tretë nga ASK i bie që numri i të punësuarve ka shënuar rritje për 13 mijë e 404.

Derisa në tre mujorin e dytë numri i të punësuarve ishte 294 mijë e 641 persona, në tre mujorin e tretë ka arritur në 368 mijë e 76.

Në komunikatën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) se shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%.

Komunikata e plotë:

“Për shkak të Pandemisë COVID-19, që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës (mesi i muajit mars 2020), rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për TM3 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar të kalendarit statistikor të publikimeve të vitit 2020, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në terren nga 16 marsi 2020. Andaj, grumbullimi i të dhënave nga terreni për TM3 2020 është bërë pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë së Kosovës, së bashku me grumbullimin e të dhënave për TM2 2020. Pra, nga data 06 korrik 2020, ASK-ja ka rifilluar grumbullimin e të dhënave në terren për të kompletuar të dhënat për TM2 dhe TM3 2020 dhe ka vazhduar deri më 04 tetor 2020.

Pasi anketa është sipas rotacionit të mostrës me panele, të dhënat më reprezentative do të jenë të disponueshme në raportin përfundimtar për vitin 2020.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat (2/3) e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.0%.

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.2%, ndërsa punësimi te femrat është 14.4%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 46.5%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.2%; ndërtimtaria me 13.3%; prodhimi me 11.3%; dhe arsimi me 9.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 42.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.9% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2020, shkalla e papunësisë është 24.6%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 33.1%, krahasuar me meshkujt, 21.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.9%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 60.0%, me fokus të veçantë te femrat me 78.5 %, krahasuar me meshkujt, 41.1%.

Për realizimin e AFP-së, TM3 2020, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.

(Kosova Sot Online )