Armend Zemaj sot ndan mirënjohje për punëtorët shëndetësorë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot do të ndaj mirënjohje për personelin shëndetësor në vend.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se mirnjohja do u ndahet punëtorëve shëndetësorë për angazhimin që kanë dhënë në luftën kundër COVID-10
“Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj do të shpërndaj sot ( e mërkurë) mirënjohje për personelin shëndetësor për angazhimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Ngjarje mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00”, është thënë nga MSH.
Tashmë që 10 muaj punëtorët shëndetësorë në Kosovë janë duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19. Mbi 3 mijë punëtorë shëndetësorë vlerësohet të jenë infektuar me COVID-19, ndërsa dhjetëra prej tyre edhe kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi.
Nga këta punëtorë është kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë.
Derisa, ata kanë kërkuar edhe shtesa në paga për punën që po bëjnë.
(Kosova Sot Online)