Pas termetit në Kroaci, tre kosovarë vullnetarisht ndihmojnë në pastrimin e rrugëve

  • E. /
  • 30 December 2020 - 18:01
 Pas termetit në Kroaci, tre kosovarë vullnetarisht ndihmojnë në pastrimin e rrugëve

Tërmeti me magnitutë 6.4 shkallë rihter që goditi të martën Kroacinë, fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz por materialisht la pasoja të mëdha.

Shumë shtëpi u shembën sidomos në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit.

Megjithatë shteti kroat ndërhyri shpejt për të menaxhuar situatën.

Përveç institucioneve, për pastrimin e rrugëve kontribuan edhe qytetarët e thjeshtë.

Në mesin e tyre ishin edhe tre qytetarë nga Kamenica që jetojnë në Kroaci.

Valdrin Hajdari, Shkëlzen Hajdari dhe Liridon Huruglica të pajisur me veshjet adekuate dhanë kontributin e tyre.

(Kosova Sot Online)