Lexoni edhe:
IKSHPK për personin e arrestuar nga Policia: Nuk është staf dhe aq me pak laborant i IKSHPK-së
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.
Media mëson nga burimet e veta se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi Brenda familjes.
Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.
Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna e tyre dhe babai i tyre që dyshohet se është edhe kryesi i veprës.
(Kosova Sot Online)