Lexoni edhe:
Prokuroria jep versionin zyrtar për vrasjen e katërfishtë në Pozhoran
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.
Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.
Prokuroria jep versionin zyrtar për vrasjen e katërfishtë në Pozhoran Lexoni edhe:
Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për mediat thanë se babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë, më vonë kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe veten.
(Kosova Sot Online)