Personi që u gjet pa shenja jete në Prishtinë është biznesmen i njohur

  • G.g /
  • 31 December 2020 - 10:50
Personi që u gjet pa shenja jete në Prishtinë është biznesmen i njohur

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes në rrugën “Garibaldi” dhe po mirret me rastin.

Media  mëson se personi që dyshohet se është vetvrarë është Ilaz Beqiri, pronar i agjensisë “Veneta Travel”.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen” thuhet në raportin fillestar të Policisë.

(Kosova Sot Online)