![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Biznesmeni që dyshohet se vrau veten varroset sot në orën 16:00
![Biznesmeni që dyshohet se vrau veten varroset sot në orën 16:00](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/31/auto_133319626_672877463409552_8201741384067509283_n-1-600x3601609418379.jpg)
Pronari i agjencionit turistik “Veneta Travel”, Ilaz Beqiri, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në vendin e tij të punës, në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Varrimi i tij, sipas familjarëve, do të bëhet sot rreth orës 16:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
“Të nderuar miq dhe familjarë, ju njoftoj se sot më 31 dhjetor 2020 ndërroi jetë baba jonë, Ilaz Beqiri. Varrimi i të ndjerit bëhet sot 31.12.2020 në ora 16:00 në varrezat e Dragodanit, Prishtinë. Për shkaqe të pandemisë nuk do të mbahet e pame”, ka shkruar djali i tij, Alban Beqiri, në profilin e tij në Facebook.
(Kosova Sot Online)