Vrasja e shumëfishtë në Pozhoran, Vitia e shpall të premten ditë zie
Komuna e Vitisë në krye me Sokol Halitin, e ka shpallur ditë zie të premten, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Pozhoran të kësaj komune. Sonte s’do të ketë as festime në sheshin e qytetit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se është marrë vendim është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.
“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.
Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë për express se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në Zvicër, ku ata kishin jetuar.
Ata do të niseshin nesër për në Zvicër.
Sipas informatave që deri tash u raportuan, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3745319882180712&id=681477651898299(Kosova Sot Online)