Turqia shënon rastet e para të variantit të ri të koronavirusit

  • E. /
  • 02 January 2021 - 09:49
 Turqia shënon rastet e para të variantit të ri të koronavirusit

Turqia i ka regjistruar rastet e para të koronavirusit të premten, ndonëse autoritetet theksuan se janë marrë të gjitha masat parandaluese, përfshirë pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

“Në hulumtimet e bëra për shkak të mutacionit me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuara, virusi me mutacion është vërejtur në 15 persona që kanë hyrë në vendin tonë nga Britania dhe janë zbatuar masat e kërkuara”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ai njoftoi se, si pjesë e masave parandaluese, fluturimet me Britaninë e Madhe janë pezulluar, ndërsa njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga varianti i ri janë karantinuar, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Britania e Madhe ka raportuar shumë raste të një varianti të ri të koronavirusit, për të cilin zyrtarët thonë se përhapet shumë më shpejt. Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi që varianti i ri shkakton sëmundje më të rëndë te të infektuarit.

Turqia të premten regjistroi 12.203 raste të reja dhe 212 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 2.2 milionë, ndërsa shifra e viktimave në mbi 21.000.

(Kosova Sot Online)