"U fsheha te frigoriferi", 14 vjeçari që pa vrasjen e mamasë dhe tezes tregon detajet

  • E. /
  • 04 January 2021 - 14:16

Më 31 dhjetor të vitit që lamë pas ndodhi një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Dy motra, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, u vranë në shtëpinë e tyre nga Përparim Ademi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Djali ka dhënë një intervistë ekskluzive për "Shqipëria Live", ku ka treguar me detaje se si ndodhi krimi i dyfishtë.



"Ishte një tmerr i vërtetë. Ra zilja dhe shkova për të parë te syri. Pashë një me kapuç që ishte nipi i tij. Tezja ime çohet dhe më thotë ik se shoh unë, pyet kush është dhe përgjigjet nipi. Hapi derën dhe kur donte ta mbyllte, ajo nuk mundi se nuk kishte forcë", tha 14-vjeçari.

Anxhelo tregoi se fillimisht ka vrarë mamanë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe tezen.

"Ka gjuajtur në breshëri, plumbat më shumë kanë rënë mbi tezen. Mamaja ra menjëherë e vdekur, edhe tezja gjithashtu", vijoi ai.

Në pas tregon pamje nga shtëpia, ku tregon flokët e mamasë së tij. "Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot vetën, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të trembë mua", përfundon 14-vjeçari.

(Kosova Sot Online)