Lexoni edhe:
Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa Osmani
Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dy femra të panjohura për vjedhje në shitore në Mitrovicën e Veriut.
Sipas policisë, kryerja e vjedhjes është parë në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në lokal.
“Rr. Lole Ribar, Mitrovicë Veri 04.01.2021-17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në shitoren e saj kanë hyrë dy femra të panjohura dhe në një moment pa u vërejtur kanë kryer vjedhjen. Ankuesja deklaron se këtë e ka konstatuar pasi që ka shikuar kamerat e sigurisë që i ka te vendosura në lokal. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK-ja.
(Kosova Sot Online)