E mitura nga Istogu bashkëjetoi me të dashurin pa pëlqimin e prindërve, Prokuroria e kthen në shtëpi

  • E. /
  • 05 January 2021 - 11:10
E mitura nga Istogu bashkëjetoi me të dashurin pa pëlqimin e prindërve, Prokuroria e kthen në shtëpi

Në stacionin policor në Istog është paraqitur një çift i cili ka qenë duke bashkëjetuar kundër pëlqimit të vajzës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit në Istog, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është rekomanduar që vajza të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i  dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”

(Kosova Sot Online)