![](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/06/200x200_buxheti-kosove1609916310.jpg)
Lexoni edhe:
Të dështuarit e thellojnë akoma më shumë krizën ekonomike duke bërë luks pushimi me dehjet festive “institucionale”
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shkaktuar 59 aksidente në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, 22 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 37 me dëme materiale.
Dhjetëra aksidente janë shkaktuar edhe ditëve të kaluara në trafik.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat në trafik.
Kësisoj ajo ka shqiptuar 1 mijë e 89 gjoba.
Kujtojmë që vit pas viti në Kosovë shkaktohen mijëra aksidente në trafik, disa prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.
Shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes e vozitja nën ndikimin e alkoolit.
(Kosova Sot Online)