Pjesëmarrja e FSK’së në misione paqeruajtëse, reagon ambasada amerikane

  • G.g /
  • 06 January 2021 - 12:26
Pjesëmarrja e FSK’së në misione paqeruajtëse, reagon ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar për votimin e njëzëshëm në Kuvendin e Kosovës që lejon FSK’në të kryejë misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Ambasada amerikane ka shkruar në facebook se kjo demonstron se Kosova është e gatshme të vazhdojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqen dhe sigurinë globale.

“Vota unanime dje në Kuvendin e Kosovës lejon FSK’në të bashkohet me Ushtrinë amerikane në misionet e ardhshme paqeruajtëse ndërkombëtare- duke treguar që Kosova është gati të vazhdojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë me 92 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër ka votuar për lejimin e pjesëmarrjes së FSK’së në misione ndërkombëtare paqeruajtëse në kuadër të Gardës Kombëtare të Iowas.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/5615877691771673

(Kosova Sot Online)