Gani Geci: Janë paguar vrasës nga Shqipëria për të më eleminuar

  • E. /
  • 08 January 2021 - 12:15
Gani Geci: Janë paguar vrasës nga Shqipëria për të më eleminuar

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka njoftuar se ka marrë informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marrë ofertë nga Kosova që të vrasin atë.

Geci ka treguar se rasti është paraqitur në organet e hetuesisë të Republiksë së Kosovës, dhe që për shkak të hetimeve nuk dëshiron që të përmend emrat e tyre.

Gjithashtu ka kërkuar nga Prokuroria e shtetit në Kosovë dhe Prokuroria Speciale në Hagë që të intensifikojnë hetime dhe këta persona të arrestohen  dhe të marrin dënimin e merituar sepse çdo gjë lidhet me komunikatën numër 59.

Ky është postimi i plotë i Gani Gecit në “Facebook”:

“Të dashur qytetarë

Disa ditë më parë kam pranu një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë qe ta vrasin Gani Gecin.

Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë përdorin emra rrejshem (pseudonime ) ndersa  në Shqipëri kanë emra tjerë.

Ghithnjë sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë te njohur kryesisht ne rrethin e Dukagjinit.

Rasti është i paraqaitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës.

Për shkak të hetimeve nuk po dya të ua permendi emrat (pseudonimet)që kta kriminel perdorin në Kosovë.

Kerkoj nga dy prokurorit e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkêpunojnë mesvete dhe të ndalojnë njerëzit me precedencë penale që lëvizin në Kosovë.

Gjithashtu kerkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët  në Kosovë që nderlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Të gjitha tentim vrasjet kundër Gani Gecit lidhen me komunikatën nr 59.

Le ta dinë edhe kriminelët nga Shqipëria edhe kriminelët nga Kosova se unë Gani Geci dhe familja ime do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponomë.”

(Kosova Sot Online)