![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Shërbimi Korrektues ndalon vikendet për të dënuarit
![Shërbimi Korrektues ndalon vikendet për të dënuarit](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/08/auto_Burgu-600x3301610106077.jpg)
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndaluar përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit, raporton Express.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se do të vazhdohet vetëm me vizitat e lira dhe vizitat familjare, por se për aprovimin e vizitës, vizitori duhet të sjellë me vete testin me rezultat negative në COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
“Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës)”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i SHKK’së:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.
Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.
Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës).
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.
(Kosova Sot Online)