Prokuroria: Gjykimi ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së të nisë në pranverë, mbrojtja më vonë

  • G.g /
  • 08 January 2021 - 16:46
Prokuroria: Gjykimi ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së të nisë në pranverë, mbrojtja më vonë

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nisë në pranverën e këtij viti, ndërkaq mbrojtja ka kërkuar që një gjë e tillë të bëhet në mes të verës.

Në seancën statusore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, Prokuroria ka thënë se ka tri paketa me materiale dhe ka përmendur 19 shkurtin si afat për nxjerrjen e materialeve të sekuestruara.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’i marrë këto materiale, duke shtuar se Prokuroria po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se ka 838 faqe materiale.

Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kërkuan së paku një ose dy muaj për të kryer hetimet e nevojshme që të mund të përgatisin mbrojtjen dhe kërkuan që Zyra e Prokurorit të Specializuar të nisë me nxjerrjen e materialeve, përfshirë edhe materialet shfajësuese.

(Kosova Sot Online)