Lexoni edhe:
Përmbysja e madhe po vjen më 14 shkurt, asnjë zyrtar në institucionet e shtetit të Kosovës me të kaluar kriminale
Një zyrtar i agjencisë për kërkim-shpëtim në Indonezi ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetje që dyshohet se i përkisnin aeroplanit të zhdukur afër Xhakartës në Indonezi.
Zyrtari i quajtur Agus Haryono i tha agjencisë Reuters se ende nuk është konfirmuar që mbetjet janë të aeroplanit të kompanisë Sriwijaya Air, i cili e kishte nisur fluturimin me numër SJ182.
Aeroplani i zhdukur mbi sipërfaqe ujore e humbi kontaktin me dhomën e kontrollit vetëm katër minuta pas ngritjes në qiell. Raportohet se në të kanë qenë mbi 50 pasagjerë.
Aeroplani ishte nisur drejt Pontianakut në provincën e Kalimantanit Perëndimor kur e humbi kontaktin me dhomën e kontrollit, sipas raportimeve të medieve lokale.
Ndryshe, Indonezia nuk ka histori të mirë të sigurisë së aviacionit. Deri në vitin 2018, kompanitë ajrore nga Indonezia kanë qenë në listën e zezë të BE-së.
(Kosova Sot Online)