Lexoni edhe:
Simbolika e Shën Valentinit në sloganin e partive politikë nuk i shpëton mashtruesit dhe të korruptuarit, i ndëshkon
Një burrë nga fshati Brekoc i Gjakovës, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. I njëjti po hetohet për “nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht viktimën me premtimin se me të njëjtën do të martohej.
“Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)