Një infermiere e Klinikës Infektive sulmohet nga familjarja e një pacienti, SHSKUK kërkon të mirren masa ndaj saj

  • G.g /
  • 12 January 2021 - 12:35
Një infermiere e Klinikës Infektive sulmohet nga familjarja e një pacienti, SHSKUK kërkon të mirren masa ndaj saj

Një infermiere në Klinikën Infektive është sulmuar mbrëmë nga një familjare e një pacienti.

Z.M ishte angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë në këtë klinikë.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës e ka dënuar sulmin, duke kërkuar të mirren masa ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë.

“ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish  nga organet kompetente të ndërmarrin  masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar”, thuhet nga ky Shërbim.

Njoftimi i SHSKUK-së:

Zyra e drejtorit të përgjithshëm- ShSKUK

Komunikatë për medie

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e  punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.

ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish  nga organet kompetente të ndërmarrin  masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet  e nevojshme ndaj pacientëve.

(Kosova Sot Online)