64-vjeçari dënohet me 1075 vite burg, kjo është arsyeja

  • E. /
  • 12 January 2021 - 13:06
64-vjeçari dënohet me 1075 vite burg, kjo është arsyeja

Drejtuesi i një kulti të seksit, i cili gjithashtu kishte një shfaqje televizive ku predikonte islamin ndërkohë që ishte i rrethuar nga femra të bukura që ai i quante “kotelet” e tij, tani është dënuar me më shumë se 1 mijë vite burgim, shkruan “DailyMail”.

Adnan Oktar, u shpall fajtor për 10 akuza që përfshinin abuzim seksual të fëmijëve, drejtim i një bande kriminale, përdhunim, shantazh, mashtrim, spiunazh politik dhe ushtarak dhe torturë.

64 vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat, por ai është dënuar me një total prej 1,075 vite burgim, pa lirim me kusht apo ulje dënimi.

Predikuesi konservativ është i njohur të ketë mbajtur diskutime teorike për fenë i rrethuar nga femra gjysmë të zhveshura dhe të mbuluara rëndë me makijazh në televizionin e tij privat.

Oktar ka thënë në gjykatë se ai kishte rreth 1 mijë të dashura, por shumë prej tyre deklaruan se ishin të sulmuara seksualisht nga ai.

Ai gjithashtu tha në gjykatë se ka dashuri të pafundme për femrat, dhe se është një kualitet njerëzor dhe mysliman të duash, dhe se ai ka një potencë seksuale jashtëzakonisht të lartë.

Oktar u bë i njohur për publikun gjatë viteve 1990, kur ai ishte lider i një sekti islamik, i cili u kap me shumë skandale seksuale.

Një grua e cila u identifikua vetëm si CC, tha në gjykatë se ai e kishe dhunuar dhe detyruar të përdorë kontraceptivë, atë dhe shumë femra të tjera.

Policia gjeti 69 mijë pilula kontraceptive në shtëpinë e tiij dhe ai tha se ai i përdor për të trajtuar të dashurat e tij nga problemet me lëkurën dhe çrregullimet menstruale.

Ai gjithashtu u akuzua të ketë ndihmuar Fethullah Gulenin, të cilin Turqia e akuzon si organizator të grusht shtetit të vitit 2016.

13 nga personat që punuan për të janë dënuar për akuza të ngjashme me dënime shumë të gjata në burg, dhe në total janë 236 të dyshuar të jenë të përfshirë në krimet e tij, 78 prej të cilëve janë nën arrest.

(Kosova Sot Online)