Lexoni edhe:
Mbeturinat e UDB-së, ato komuniste dhe të SHIK-ut frikësohen nga humbja e pushtetit, fillojnë me dosje për linçimin dhe ekzekutim të kundërshtarëve politik
Një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kërcënuar.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Po ashtu, gruaja ka njoftuar Policinë se bashkëshorti ka probleme psikike.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike dhe kërcënim ndaj saj. Sipas ankueses i dyshuari ka probleme psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)