Lexoni edhe:
Australia do të tërhiqet nga një vaksinë kundër Covid-19 nuk gjeneron imunitet të tufës
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Avdullah Hoti, ka marr vendim për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Samedin Mehmeti është zgjedhur që të jetë në krye të PK-së me shumicë votash.
Australia do të tërhiqet nga një vaksinë kundër Covid-19 nuk gjeneron imunitet të tufësLexoni edhe:
“Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial”, thuhet në njoftim.
Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që ushtroi detyrën si drejtor i përgjithshëm.
Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.
(Kosova Sot Online)