Lexoni edhe:
Majmunët ia marrin telefonin, s’ja kthejnë pa u dhënë ushqim
Një person po dyshohet se e ka detyruar një 20-vjeçare të përdorë substanca narkotike. Pas kësaj, viktima ka pasur gjakderdhje nga hunda.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë.
Majmunët ia marrin telefonin, s’ja kthejnë pa u dhënë ushqimLexoni edhe:
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj ka bërë të ditur se viktima është detyruar të përdorë substanca të dyshuara narkotike, ndërkaq pas kësaj ka pasur gjakderdhje nga hunda.
Si pasojë e gjakderdhjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Xhurkaj bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy persona, një i moshës 30-vjeçare dhe një tjetër i moshës 32-vjeçare.
Ndërkaq, personi që dyshohet se ka detyruar 20-vjeçaren të përdorë substanca narkotike, ndodhet ende në arrati.
(Kosova Sot Online)