Mediat serbe : Shqiptarët kanë një plan të ri se si të marrin një pjesë të Serbisë
Mediat serbe po pretendojnë se kanë zbuluar një plan se si shqiptarët po mundohet ta marrin një pjesë të Serbisë qendrore.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës ka formuar një Zyrë për Luginën e Preshevës, e cila është homologe e Zyrës Serbe për Kosovë
E me anë të saj siç pretendon “Alo.rs”, medium serb, Kosova po mundohet që me anë të librave shqip ta marrin pjesën e Preshevës me rrethinë.
“Përmes këtij organi, Prishtina dëshiron të komplikojë më tej marrëdhëniet me Beogradin, por gjithashtu të sjellë trazira në jug të Serbisë, kryesisht në Preshevë dhe Bujanovac. Përveç kësaj, disa parti politike shqiptare që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe Metohi do të kenë kandidatë për deputetë që jetojnë në këto dy komuna në jug të Serbisë. Qëllimi kryesor i Prishtinës është të shkëputë të ashtuquajturën Luginë të Preshevës dhe ta aneksojë atë në shtetin e panjohur të Kosovës”.
Sipas këtij mediumi, për të arritur qëllimet e tyre, shqiptarët presin mbështetje nga pjesa e bashkësisë ndërkombëtare ku ata tashmë kanë filluar lobimin.
Përmes Zyrës së Luginës së Preshevës, Prishtina synon të shpërndajë libra shkollorë për fëmijët shqiptarë nga jugu i Serbisë, cilësia e të cilave nuk është konfirmuar nga autoritetet serbe. Kryeministri i shtetit të panjohur të Kosovës, Avdulah Hoti, e konfirmoi këtë informacion, duke thënë se studentët shqiptarë nga jugu i Serbisë do të marrin libra shkollorë në shkurt të këtij viti. Ai madje e kërcënoi Serbinë "madje as duke menduar të ndalonte shpërndarjen e librave shkollorë".
(Kosova Sot Online)