![](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/14/200x200_gag_a1610626073.jpg)
Lexoni edhe:
“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook”, Gani Geci thotë se kështu e ka kuptuar se po tentojnë ta vrasin
Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 43 aksidente në trafik.
13 nga aksidentet ishin me të lënduar, ndërsa 30 me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kësisoj policia ka shqiptuar 1 mijë e 82 gjoba.
Kujtojmë që për çdo vit mijëra aksidente shkaktohen në vend.
Shkaktarët kryesor të këtyre aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit.
(Kosova Sot Online)