Një ditë pas nënshkrimit të koalicionit, Vjosa dhe Albini shkojnë bashkë në Reçak
Një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor, u.d e presidentit Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti janë parë së bashku në Reçak.
Kurti dhe Osmani kanë bërë homazhe në 22 vjetorin e masakrës.
Para Kurtit dhe Osmanit homazhe ka bërë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Gjatë ditës pritet që homazhe në këtë vend të bëjnë edhe liderët tjerë të partive dhe institucioneve.
(Kosova Sot Online)