
Lexoni edhe:
Detaje të reja nga aksidenti ku vdiqën katër kosovarë: Ishin nisur drejt Zvicrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të hapet me 14 janar dhe do të zgjas deri më datë 18 janar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt. Gjatë kësaj periudhe (14 janar – 18 janar) u mundëson pjesëmarrjen në votim qytetarëve me të drejtë vote të cilët për shkak të rrethanave specifike nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre”, thuhet në njopftim.
Detaje të reja nga aksidenti ku vdiqën katër kosovarë: Ishin nisur drejt Zvicrës Lexoni edhe:
Më tutje KQZ’ja njofton se të gjitha detajet tjera shtesë do të publikohen me kohë nga ky institucion.
“Të gjitha detajet dhe për mënyrën e regjistrimit janë të publikuara në ueb faqen e KQZ-së. Votimi i qytetarëve me të drejtë vote nga këto kategori do të bëhet përmes ekipeve mobile të cilat në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë në shtëpitë apo institucionet përkatëse”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
(Kosova Sot Online)