Pas vërshimeve, Avdullah Hoti tregon se kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent

  • E. /
  • 15 January 2021 - 12:00
 Pas vërshimeve, Avdullah Hoti tregon se kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar për krijimin e Fondit Emergjente për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës.

Ai tha se fillimisht përmes këtij fondi do të mbështeten familjet të cilave u janë shkaktuar dëme në shtëpitë e tyre të banimit.

“Më vjen keq që vërshimet kanë ndodhur në shumë komuna. Dje kam pasur një diskutim me kryetarët e komunave., janë dëme që kanë ndodhur në toka bujqësore, në infrastrukturë dhe dëme në shtëpi të banimit. E mira është që nuk ka raste fatale nga këto vërshime. Me Fondin Emergjent ne do të mbështesim dëmet në shtëpitë e banimit. Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)