![](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/15/200x200_ola_aaaaaaaaaa1610711151.jpg)
Lexoni edhe:
Lëvizja deri në 21:30, këto janë të gjitha masat për qytetet në zonën e kuqe
Televizioni shtetëror iranian raportoi se Rojet Revolucionare të Iranit kanë testuar raketa balistike tokë-tokë dhe dronë të rinj të prodhuar brenda vendit gjatë ushtrimeve ushtarake të premten.
Këto ushtrime, për të cilat thuhet se u mbikëqyrën nga komandanti Hossein Salami, u mbajtën në një rajon shkretinor në pjesën qendrore të Iranit, shkruan Reuters.
Lëvizja deri në 21:30, këto janë të gjitha masat për qytetet në zonën e kuqe Lexoni edhe:
Testimi i raketave dhe dronëve u bë pas një testimi tjetër të një rakete me rreze të shkurtër të mërkurën. Ushtria iraniane ka zhvilluar edhe ushtrime tjera ushtarake më herët këtë muaj, në të cilat u testuan dronët e prodhuar brenda vendit.
“Dronët bombardues e goditën mbrojtjen ajrore të armikut hipotetik nga të gjitha anët, duke i shkatërruar caqet plotësisht”, raportoi të premten televizioni shtetëror i republikës islamike.
Irani ka një ndër programet më të mëdha raketore në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione të ashpra këtij shteti për shkak të pasurimit të uraniumit dhe dyshimeve për zhvillimin e programit bërthamor.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, i cili do ta fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën e ardhshme, ka thënë se Uashingtoni do të kthehet në marrëveshjen bërthamore me Iranin, nëse ky vend e zbaton prerazi paktin me fuqitë e mëdha.
(Kosova Sot Online)