Gruaja e Rexhep Selimin trashëgon numrin e tij në listën e VV’së

  • E. /
  • 16 January 2021 - 19:22
 Gruaja e Rexhep Selimin trashëgon numrin e tij në listën e VV’së

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, do të kandidojë për deputete në listën e Vetëvendosjes. Historikisht, Rexhep Selimi ka mbajtur numrin dhjetë në këtë listë. Por, meqë Selimi gjendet në Hagë si i akuzuar, numrin dhjetë në këto zgjedhje do ta mbajë gruaja e tij.

Po ashtu, numri 10 është simbolikë e Selimit, i cili ka qenë nofkë e ish-kryesuesit të UÇK’së, Rexhep Selimit (dhjetëshi).

Sekretari administrativ i Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën fillestare të mbajtur në Tribunalin e Hagës, pati treguar akuzat që i rëndojnë ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të VV’së, Selimi.

“Selimi akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave”, u shpreh sekretari administrativ i Speciales.

(Kosova Sot Online)