Lexoni edhe:
Një haxhi në listën e LVV’së, ofendon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar rreth radhitjes së Lumir Abdixhikut në listën për deputetë nga kjo parti.
Për shefin e LDK’së, numrat shprehin elementet e tërësisë së listës të cilën ai e quan unike.
“Nuk e parapëlqej që kandidatët për deputetë të vlerësohen me numra. Lista është unike, ndërkaq numrat shprehin elementet e kësaj tërësie”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa thotë se karakteristik është vetëm numri i bartësit të listës.
“Karakteristik është vetëm numri 1 si bartës i listës dhe kandidat për Kyeministër. Të gjithë të tjerët i marrin votat e veta”, ka thënë i pari i LDK’së.
Një haxhi në listën e LVV’së, ofendon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron ErdoganinLexoni edhe:
Ndërkohë, as për vetë Abdixhikun duket se nuk është problematike renditja e tij në listë.
Në një prononcim, ai sot ka thënë se nuk ka kurrfarë hatërmbetjeje sa i përket pozicionimit të tij në listë.
“Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku.
Vendosja e Lumir Abdixhikut në nurin 11 në listën e LDK’së, nga analistët politikë u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt tij.
Kjo pas Abdixhiku nuk ishte deklaruar gjatë kohës kur partia e tij po sulmohej pas prishjes së koalicionit me VV’në e Albin Kurtit, në Qeverinë ku Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
Po ashtu, në Qeverinë Hoti, Abdixhiku nuk kishte marrë asnjë post.
Megjithatë, Abdixhiku kishte thënë se edhe pse ka pasur bindje ndryshe nga partia, kur është pjesë e një familjeje politike, vepron sipas vendimit të shumicvës.
“Kam qenë veç një zë kundër në atë kohë. Shumica ka menduar ndryshe. Për parimet dhe bindjet e mija, kur jam pjesë e një familje politike, unë veproj sipas vendimit të shumicës, vendimi im ishte pakicë. Kam qenë vetëm një votë, s’kam arrit as dy me i bo me votu si unë. Pra nuk më kanë dhënë të drejtë që tash unë të jap ultimatum ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe e as të dalë t’i dëmtojë delegacionet e partisë. Më e pakta që mund të bëj është që të mos jem pjesë e diçkaje që mendoj se s’duhet të ndodhë”, pati deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)