Ferizaj: Ishte në veturë me punëtoren e Entit Special, i sëmuri mental kërcen nga vetura dhe largohet

  • E. /
  • 19 January 2021 - 12:02
Ferizaj: Ishte në veturë me punëtoren e Entit Special, i sëmuri mental kërcen nga vetura dhe largohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj, një punëtore e Entit Special ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person me sëmundje mentale, ky i fundit ka kërcyer nga vetura dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia është në kërkim të këtij personi.

“Ferizaj 18.01.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në Entin Special ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën  kishte qenë  i sëmuri mental  mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe ikë në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë në kërkim të personit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)