Lexoni edhe:
Larg prej pushtetit ata që vodhën 20 vjet pa ndalë dhe e nxorën në treg edhe sovranitetin e shtetit
Të paktën 134 makina u përfshinë në një aksident në Japoni të martën, kur një stuhi dëbore goditi një pjesë të autostradës. Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express në prefekturën Miyagi rreth mesditës në një rrugë të gjatë rreth 1 km.
Autoritetet kishin vendosur një kufi shpejtësie prej 50 km në orë, kur dëbora e madhe u ndërpreu pamjen, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar katastrofën.
Sipas autoriteteve lokale, shpejtësia e erës në momentin e aksidenti ishte rreth 100 km / h.
Rreth 200 njerëz u përfshinë në aksidente dhe 12 prej tyre u dërguan në spital, tha agjencia e menaxhimit të katastrofave.
Japonia është goditur nga stuhi të mëdha të borës në javët e fundit në disa pjesë të vendit, ndërsa pamjet nga autostrada tregojnë shkallën e plotë të aksidentit.
Njerëzve që ishin përfshirë u është dhënë ujë i pijshëm dhe ushqim, si edhe u janë siguruar batanije për t’u ngrohur, raporton NHK News.
Bora ka prekur disa nga rrjetet hekurudhore me shpejtësi të lartë të Japonisë, duke anuluar një numër shërbimesh trenash në rajonin Tohoku.
Sipas mediave lokale, rajoni pritet të regjistrojë deri në 40 cm dëborë në 24 orët e ardhshme.
Vendi ka përjetuar një sasi të madhe të reshjeve të borës këtë dimër.
(Kosova Sot Online)