Lexoni edhe:
Limaj: Ne simbolizojmë ish-luftëtarët e UÇK’së
Presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Joe Biden, dha lamtumirën e fundit në vendlindjen e tij, Delaware, të martën përpara se të nisej për në Shtëpinë e Bardhë, duke falënderuar mbështetësit e tij dhe shtetin që ai tha se ndihmoi në rritjen e tij.
“Është disi emocionuese për mua,” tha Biden mes lotësh. “Shikoni, ju ishit me mua gjithë karrierën time, në kohëra të mira dhe të këqija”, deklaroi ai, shkruan The Independent.
Limaj: Ne simbolizojmë ish-luftëtarët e UÇK’sëLexoni edhe:
“Në familjen tonë, vlerat që ndajmë, karakteri për të cilin mundohemi, mënyra se si e shohim botën – gjithçka vjen nga shtëpia”, shtoi ai. “E gjitha vjen nga Delaware”.
Presidenti i zgjedhur, i cili u vendos të betohej në Kapitol të SHBA’ve të mërkurën, kujtoi takimin me gruan e tij.
“Unë kam vetëm një keqardhje, që ai nuk është këtu,” tha Z. Biden duke iu referuar djalit të tij të ndjerë, “sepse ne duhet ta prezantonim atë si president”.
(Kosova Sot Online)