Lexoni edhe:
Pas katër vjetësh, qentë i kthehen Shtëpisë së Bardhë
Kamala Harris sot do të bëjë histori, duke u bërë gruaja e parë nënkryetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jo vetëm kaq, Harris do të bëhet gjithashtu personi i parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane në këtë rol.
Pas katër vjetësh, qentë i kthehen Shtëpisë së BardhëLexoni edhe:
Kamala do ta merr rolin nga Mike Pence, si zëvendëspresidenti i 49-të – por pse i 49 në vend të 46 si numri presidencial i Joe Biden? E gjitha për shkak të presidentit të 32-të të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt. Ai është i njohur për presidencën më të gjatë me katër mandate. Kjo e lejoi që t’i kishte tre nënkryetarë.
I pari ishte John Garner, i cili vendosi të shpallë kandidaturën e tij për president me 1940, pasi marrëdhënia e tij me Roosevelt u zbeh.
Zëvendëspresidenti i dytë i tij ishte Henry A. Wallace, i cili u hoq nga lista e rizgjedhjes.
Nënkryetari i tretë ishte Harry S. Truman, i cili qëndroi me Roosevelt deri në vdekjen e tij në vitin 1945. Truman më pas u bë presidenti i 33-të i SHBA-së.
(Kosova Sot Online)