Dalin pamjet nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, ka edhe viktima

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 17:40
Dalin pamjet nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, ka edhe viktima

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi mesditën në kryeqytetin spanjolle Madrid.

Forcat e emergjencës vijojnë kërkimet edhe për viktima të tjera nën rrënoja, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit që tronditi qendrën e Madridit.

Shpërthimi ka shkatërruar pothuajse plotësisht një godinë katër katëshe që dyshohet se shërbente si azil pleqsh, informacion ky i pakonfirmuar ende ngaa autoritetet spanjolle.

(Kosova Sot Online)