Lexoni edhe:
Vetëvendosje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka filluar të zhbëjë disa nga politikat kryesore të Donald Trump, disa orë pas betimit.
“Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi,” shkroi ai në Tëitter kur u drejtua për në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të tij.
Vetëvendosje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit në ShqipëriLexoni edhe:
Presidenti Biden nënshkroi 15 urdhra ekzekutivë, së pari për të rritur përgjigjen federale ndaj krizës së koronavirusit.
Urdhrat e tjerë përmbysin qëndrimin e administratës Trump për ndryshimin e klimës dhe imigracionit.
Gjithashtu, Presidenti Biden nënshkroi urdhra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Këta urdhra çmontojnë disa prej pjesëve kryesore të politikave kufizuese ndaj emigracionit të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump.
Biden vendosi të punojë në Zyrën Ovale pasi u betua më herët të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Përurimi ishte ndryshe nga çdo përurim tjetër për shkak të kufizimeve të koronavirusit, me pak të pranishëm për të dëshmuar betimet dhe ceremonitë.
(Kosova Sot Online)