Ngjarje e tmerrshme: Katër burra dyshohet se dhunuan 19-vjeçaren në një mal në Prishtinë, viktima mbeti shtatzënë

  • E. /
  • 21 January 2021 - 10:25
Ngjarje e tmerrshme: Katër burra dyshohet se dhunuan 19-vjeçaren në një mal në Prishtinë, viktima mbeti shtatzënë

Një 19-vjeçare po dyshohet se është dhunuar nga katër meshkuj para katër muajsh. Viktima ka deklaruar se dy nga të dyshuarit i njeh, ndërkaq dy të tjerë nuk i ka parë asnjëherë. Media sjell detaje nga ky rast

Një ngjarje e tmerrshme po dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Prishtinës para katër muajsh. Një 19-vjeçare ka raportuar në Polici se është dhunuar nga katër meshkuj, dy nga të cilët i njeh.

Krejt kjo ngjarje po dyshohet se ka ndodhur në mal, në një shtëpi të pabanuar, rrugës që çon në fshatin Koliq të Prishtinës.

19-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar me forcë nga katër personat e dyshuar.

E krejt rastin e ka lajmëruar pas katër muajsh, pasi ka kuptuar se si pasojë e dhunimit, ka mbetur shtatzënë. Ajo ka deklaruar se për këtë, posedon edhe raportin mjekësor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Dhunim”.

“Dhunim. Koliq NN. Me 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)