U regjistrua në klasën e parë kur ishte 9 vjeç, gjashtë fakte mahnitëse për Ibrahim Rugovën

  • G.g /
  • 21 January 2021 - 11:27
U regjistrua në klasën e parë kur ishte 9 vjeç, gjashtë fakte mahnitëse për Ibrahim Rugovën

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur.

Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte interesante për Rugovën, jetën dhe shijet e tij, që nuk i keni ditur deri tani.

1.Gjithmonë e mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë financiare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.

2.‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendrën tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njëjta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.

3.Rugova, nuk kishte pasion për pronën dhe botën materiale. Po ashtu edhe nga familja fillimisht nuk i trashëgoi hise. Pasi që ja vranë babën dhe gjyshin Presidenti Rugova është rritur fillimisht me mixhën e tij, deri sa fitoi bursën dhe një punë mësuesi për t’u shpërngulur në Prishtinë.

4.Rugova ishte 9 vjeç, dhe jo 6 kur u regjistrua në klasë të parë të shkollës fillore. Ai ishte më i vjetri nga nxënësit e klasës për faktin se familja e vonoi të regjistrohet se nuk i kishte kushtet dhe mundësitë financiare. Kjo i ndodhi pasi që babain dhe gjyshin e tij, e kishin pushkatuar partizanët komunistë, për një ditë, në afërsi të Istogut. Dhe nga prindërit, të gjallë e kishte vetëm nënën.

5.Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellë kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miq e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.

6.Nëse shumë kush në Kosovë sot e ka idhull Presidentin Rugova, le ta dijë se edhe ai i kishte idhujt e vet të letërsisë dhe poezisë. Ata ishin Frederiko Garcia Lorca dhe Sergej Aleksandroviç Jesenin, të cilëve edhe ua dinte pothuajse të gjitha poezitë përmendësh, dhe nuk pritonte t’i recitonte para miqve të vet. Sidomos atyre të gjinisë femërore.

(Kosova Sot Online)