Lexoni edhe:
Një mjek shkarkohet pasi vodhi vaksina kundër Covidit, ia dha gruas
Qindra qytetarë nga Kosova të premten kanë shkuar në Bujanovc për të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.
Siç raportojnë mediat serbe, shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanovc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.
Një mjek shkarkohet pasi vodhi vaksina kundër Covidit, ia dha gruasLexoni edhe:
“Bujanovacke” shkruan se drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.
Ky medium raporton se në këtë qendër shëndetësore kanë shkuar rreth 300 persona nga Kosova vetëm të premten.
Në fakt, Serbia kishte sjell disa doza të vaksinës anti-COVID-19 në Mitrovicë të Veriut në fund të dhjetorit, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës, procesi u ndalua. Për këtë çështje, inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën ka bastisur edhe shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, në kërkim të vaksinave ilegale të sjella nga Serbia. Pas kësaj, Qeveria e Serbisë ka vendosur që serbët e Kosovës të marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën.
(Kosova Sot Online)