Lexoni edhe:
Arrestohet inspektori i rremë në Kamenicë, e kërcënoi me 11 mijë euro gjobë një lokal
Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka bërë të ditur se për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt do të ketë të angazhuar 600 vëzhgues.
Nga kjo OJQ do të mbulohet 1/4 e vendvotimeve në nivel vendi.
Arrestohet inspektori i rremë në Kamenicë, e kërcënoi me 11 mijë euro gjobë një lokalLexoni edhe:
Në konferencën për medie, në të cilën është shpalosur plani i DnV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ismet Kryeziu përfaqësues i DnV-së, u ka barë thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-Covid.
Ai ka kërkuar po ashtu që partitë politike të mos mbajnë takimet në shkolla, pasi sipas tij kjo gjë rrezikon infektimin e nxënësve nga Covid-19.
Kryeziu, ka kritikuar presionin e partive politike ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.
(Kosova Sot Online)