LDK përsëri gjobitet me 2 mijë euro për tubime politike në pandemi

  • E /
  • 25 January 2021 - 12:17
LDK përsëri gjobitet me 2 mijë euro për tubime politike në pandemi

Partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore.

Edhe pse në kohë pandemie, ato po vazhdojnë tubimet publike, në të cilat nuk po rrespektohen masat kundër COVID-19.

Ndërsa, së fundmi Komuna e Prishtinës ka  shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike që nuk kanë respektuar masat mbrojtëse gjatë pandemisë.

LDK’ja është gjobitur për të dytën herë me 2 mijë euro pas tubimeve politike që ka mbajtur.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

Ai  tha se askush nuk është mbi ligjin.

(Kosova Sot Online)