
Lexoni edhe:
Vazhdon kërkimi për personin që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshajtë në Gjakovë
Një fabrikë e kompanisë AstraZeneca në Uells, ku po prodhoheshin vaksinat kundër koronavirusit, është evakuuar pjesërisht pasi në adresën e saj arriti një pako e dyshimtë.
Policia uellsiane tha se tash për tash është duke u marrë me një incident që po vazhdon në zonën industriale Wrexham, ku ndodhet fabrika Wockhardt.
Vazhdon kërkimi për personin që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshajtë në GjakovëLexoni edhe:
Më parë është thënë se kjo fabrikë ka kapacitet që të prodhojë 300 milionë doza në vit. AstaZeneca e ka zhvilluar këtë vaksinë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, shkruan Independent.
“Wockhardt UK në Wrexham këtë mëngjes mori një pako të dyshimtë. Të gjitha autoritetet përkatëse u njoftuan menjëherë dhe janë angazhuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Me këshillën e ekspertëve, ne e kemi evakuuar pjesërisht fabrikën për ta pritur kryerjen e hetimeve të plota. Siguria e punëtorëve tanë dhe vazhdimësia e biznesit kanë më së shumti rëndë”, thuhet më tej në njoftim.
Policia e Uellsit Verior i bëri thirrje publikut që ta shmangin zonën ku ndodhet fabrika deri në një njoftim të ardhshëm dhe njoftoi se rrugët përreth fabrikës janë të bllokuara.
(Kosova Sot Online)